Sport

Gafa e BBC-së! Ngatërron Rubiales me Zabaletën, asistetin e Sylvinhos në Kombëtaren shqiptare… Edhe mund të ndodhte, shikojini se sa ngjajnë

Presidenti i federatës spanjole Luis Rubiales dhe ish-mbrojtësin anësor argjentinas i Cityt, Pablo Zabaleta, janë shumë të ngjashëm

29 Gusht 2023, 09:45 Nga DOSJA

SPANJE - Ata që ishin më të vëmendshëm ndaj futbollit ndërkombëtar, kishin njoftuar tashmë se një ditë kjo mund të ndodhte. Dhe vërtet ndodhi...

Gafa e BBC-së! Ngatërron Rubiales me Zabaletën, asistetin e

BBC-ja e famshme 'pikturoi' një raport mbi skandalin, që përfshin Luis Rubiales, president i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjol, por ngatërroi imazhin e spanjolit dhe atë të ish-mbrojtësit të djathtë argjentinas Pablo Zabaleta, që ka luajtur me Cityn.

Gafa e BBC-së! Ngatërron Rubiales me Zabaletën, asistetin e
'Daily Star' e thekson gabimin e pazakontë të BBC-së së njohur

Në fakt, ngjashmëritë mes të dyve janë shumë të dukshme, por pak do të besonin se kjo mund të ndodhte. Tashmë ‘memet’ në rrjetet sociale janë më shumë se shumë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll