VIDEO/ Atlético Madridi shpartallon Vallecanon, arrin fitoren historike në La Liga...
SPANJE - Atlético Madrid ruajti gjendjen e saj të pathyeshmërisë këtë sezon, ruajti epërsinë e Real Madridit...
Në një deklaratë për shtyp, të publikuar të hënën në mbrëmje, Federata Spanjole e Futbollit (RFEF) kërkoi menjëherë dorëheqjen e presidentit të saj Luis Rubiales.
SPANJE - Në mbledhjen e kësaj të hëne në mbrëmje, komiteti i kryetarëve të federatave autonome dhe territoriale të RFEF (Federata Spanjole e Futbollit) arriti një marrëveshje unanime për deklaratën e mëposhtme për shtyp. “Pas ngjarjeve të fundit dhe sjelljeve të papranueshme që kanë dëmtuar rëndë imazhin e futbollit spanjol, presidentët kërkojnë që zoti Luis Rubiales të japë menjëherë dorëheqjen e tij si president i RFEF-it,” fillon deklarata .
“Ne e urojmë ngrohtësisht kombëtaren e futbollit të femrave për triumfin e tyre në Kupën e Botës,- vijon komiteti. - Ne vlerësojmë rëndësinë dhe trashëgiminë e këtij suksesi për sportin spanjol. Ne shprehim admirimin dhe mirënjohjen tonë për një grup unik lojtaresh dhe shprehim urimet tona për të gjithë ata që gjatë viteve kanë punuar shumë për të siguruar rritjen e futbollit të femrave”.
“Ne do të kërkojmë nga organet kompetente që të bëjnë një ristrukturim të thellë dhe të menjëhershëm të pozicioneve strategjike të Federatës, për t'i hapur rrugën një etape të re në menaxhimin e futbollit spanjol,- vijon komisioni.- Pasi FIFA pezulloi z. Luis Rubiales, protokollet e brendshme të Federatës u aktivizuan si rezultat i pezullimit. RFEF mbetet e vendosur për të ndjekur zbatimin e investimeve të saj, si dhe të politikës së futbollit të UEFA-s”.
Më në fund, Federata Spanjolle përfitoi nga kjo deklaratë për shtyp për të emëruar një pasardhës. “Komiteti i presidentëve i ka dhënë mbështetjen unanime zotit Pedro Rocha për të udhëhequr një fazë të re, ku dialogu dhe pajtimi me të gjitha institucionet e futbollit do të jetë linja që duhet ndjekur. Ne e vëmë veten në dispozicion të të gjitha institucioneve të interesuara për të vazhduar të ndërtojmë së bashku kandidaturën për Kupën e Botës 2030”.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Atlético Madrid ruajti gjendjen e saj të pathyeshmërisë këtë sezon, ruajti epërsinë e Real Madridit...
SPANJE - Fluturimi përpara duket se nuk ka fund. Nëse ditët e fundit në selinë e UEFA-s në Nyon ata kanë ...
ITALI - Inter dominon dhe fiton me rezultatin 0-2 ndaj Cagliarit në “Unipol Domus”, në takimin e fundit të javës së dyt&eum...
ITALI - Në mesin e gushtit, Roberto Mancini dha dorëheqjen nga kombëtarja italiane. Ai punoi atje për pesë vjet, koh&eum...
ANGLI - Oficerët e policisë britanike zbuluan dy makina luksoze në një anije që po udhëtonte për në Dubai, të cilat...
BRAZIL - Ish-futbollisti legjendar brazilian Ronaldinho mund të arrestohet, pasi është i përfshirë në një mashtrim me kriptov...
ANGLI - Nottingham Forest i ka bërë një ofertë Benficas me vlerë 9 milionë euro për portierin Odysseus Vlahodimos, raporton g...
SHBA - Kampioni i botës zotëron një apartament prej 8 milionë eurosh në një pallat ekskluziv në Miami, të ci...
GJERMANI - Harry Kane vazhdon ecurinë e tij të shkëlqyer në Bundesligë, duke shënuar dy herë në ndeshjen e Bay...
ANGLI - Liverpooli luajti me ‘zjarr’ në “St.James' Park” për ndeshjen e tretë të Premier League, dhe arrit...