Politike

Nuk njohin ngjyra partie, ish-deputetja e PD-së ngushëllon Blerina Gjylametin: Pa fjalë! Zoti u dhëntë forcë!

20 Tetor 2019, 10:31 Nga DOSJA
Nuk njohin ngjyra partie, ish-deputetja e PD-së ngushëllon Blerina

TIRANË– Ditën e djeshme në një aksident të rëndë në tunelin e Elbasanit ndërroi jetë vëllai i deputetes së PS-së, Blerina Gjylameti, Elton Maçolli. 

Fotografi Agim Rama, një prej miqëve të deputetes e ka ngushëlluar me anë të një postimi në Facebook, ku shkruante se nuk do të donte që të publikonte kurrë një lajm të tillë. 

Ngushëllimet nuk kanë njohur ngjyrë partie, pasi edhe ish-deputetja Liljana Elmazi ka komentuar duke i ofruar fjalët e saj të ndjera Gjylametit. 

Komentet në postimin e Agim Ramës:

Liljana Elmazi: Çfarë i ka ndodhur Blerinës, Agim?

Agim Rama: Vëllai mbrëmë në aksidentin Elbasan-Tiranë. Fatkeqësi e madhe për të!

Liljana Elmazi: Po po më tha Evin Kushi tani! Pa fjalë! Zoti u dhëntë forcë! Në këto raste s’gjen dot fjalë ngushëllimi! Zoti i dhëntë forcë Blerinës e familjes për këtë tragjedi të madhe!

42-vjeçari Elton Maçolli ndërroi jetë ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti të ndodhur në tunelin e Elbasanit. I riu u përplas me një kamion dhe më pas makina e tij u përfshi në flakë, të cilat i morën dhe jetën. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blerina gjylameti liljana elmazi vdes elton maçolli blerina gjylameti liljana elmazi vdes elton maçolli

Sondazh

Poll

Politike 19 Tetor 2019, 20:32

TIRANË– Një grup veprimtarësh të shoqërisë civile intelektualësh shqiptarë u mblodhën sot në një takim nën moton “Për shqiptarët dielli lind në Perën...