Aktualitet

Aksidentoi një këmbësor me pasojë vdekjen, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari në Durrës

Ngjarja ndodhi rreth mesnatës, në lagjen nr. 17, automjeti tip “Benz” që drejtohej nga 19-vjeçari, duke përplasur shtetasin I. D., rreth 50 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

28 Gusht 2023, 10:02 Nga A.B
Aksidentoi një këmbësor me pasojë vdekjen, arrestohet
Policia

DURRËS- Një 19-vjeçar është vënë në pranga nga Policia pasi aksidentoi për vdekje një këmbësor. Policia bën të ditur se shtetasi E. Z., 19 vjeç, do të hetohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

Ngjarja ndodhi rreth mesnatës, në lagjen nr. 17, automjeti tip “Benz” që drejtohej nga 19-vjeçari, duke përplasur shtetasin I. D., rreth 50 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

NJOFTIMI I POLICISË:

Aksidentoi një këmbësor, me pasojë vdekjen, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari.Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 19 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi. Rreth mesnatës, në lagjen nr. 17, automjeti tip “Benz” që drejtohej nga 19-vjeçari, ka përplasur shtetasin I. D., rreth 50 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

aksident ne durres

Sondazh

Poll