Politike

Ndryshime në Qeveri? Zbulohet data, ja kur mblidhet Asambleja Kombëtare e PS

Kryeministri Edi Rama gjatë një konferencë me gazetarët javën e kaluar nuk përjashtoi mundësinë e ndryshimeve në qeveri, por nuk dha shumë detaje.

28 Gusht 2023, 09:37 Nga A.B
Ndryshime në Qeveri? Zbulohet data, ja kur mblidhet Asambleja
PS

TIRANË- Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mblidhet në datë 4 shtator, ora 16:30. Mbledhja do të mbahet në kompleksin “Xibraku” në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama gjatë një konferencë me gazetarët javën e kaluar nuk përjashtoi mundësinë e ndryshimeve në qeveri, por nuk dha shumë detaje. Ai njoftoi se shumë shpejt do të mblidhet asambleja e PS dhe ato do të merreni disa vendime të rëndësishme.

“Duhet të prisni edhe pak ditë, sepse asambleja do të mblidhet pas pak ditë. Mos u ndiko nga këto thashetheme që janë për nën çadrën  e plazhit dhe jo për të humbur kohë në godinën e qeverisë”.

asambleja e ps

Sondazh

Poll