Aktualitet

Përplasje mes bandave mafioze/ I bënë atentat një 27-vjeçari në Greqi, pranga shqiptarit, u pagua nga një algjerian (FOTO)

Mediat nuk japin identitetin e shqiptarit të arrestuar, por thonë se ai ishte paguar nga 30-vjeçar algjerian për të kryer krimin.

27 Gusht 2023, 19:42 Nga m.s
Përplasje mes bandave mafioze/ I bënë atentat një
foto nga vendngjarja

Ishin orët e vona të natës së të hënës së kaluar (21.08.2023) kur dy makina me katër persona, ndaluan në kryqëzimin e rrugëve Kymi dhe Acharnon në Agios Panteleimonas në Athinë. Njëri prej tyre nxori një pistoletë dhe tërhoqi këmbëzën 14 herë, duke tentuar të vrasë një 27-vjeçar algjerian i cili deri pak kohë më parë kishte qenë në burgjet e Greqisë për çështje droge.

Për mrekulli, asnjë nga plumbat nuk e goditi objektivin. Më pas ndërhynë tre të tjerët që filluan ta rrahin me grushte dhe shkelma algjerianin, ndërsa njëri prej tyre nxori një thikë dhe e goditi me tërbim në qafë.

Viktima u rrëzua i gjakosur në asfalt dhe efektivët e policisë së ekipit të DI.AS të cilët mbërritën në vendngjarje, ia lidhën qafën dhe arritën ta çojnë të gjallë në spital, ku edhe sot e kësaj dite mjekët po përpiqen për ta mbajtur në jetë.

Oficerët e Drejtorisë së Policisë në Athinë, e kuptuan që në momentin e parë se bëhet fjalë për një përplasje mes grupeve mafioze.

Brenda pak ditësh, me ndihmën e videove dhe dëshmive ata arritën të zbardhin çështjen, ku vunë në pranga një shqiptar, i cili ishte personi që qëlloi me armë.

Po kështu janë identifikuar edhe tre të tjerët, që morën pjesë në tentativën e vrasjes së të riut. Mediat nuk japin identitetin e shqiptarit të arrestuar, por thonë se ai ishte paguar nga 30-vjeçar algjerian për të kryer krimin.

Policia thotë se bëhet fjalë për persona veçanërisht të rrezikshëm. Siç theksojnë oficerët e Nëndrejtorit të Sigurisë së Athinës, bëhet fjalë për persona veçanërisht të rrezikshëm, me një dosje “të trashë”. Kanë qenë kamerat ato që kanë tradhtuar autorët. 

 

vrases me pagese greqi shqiptar

Sondazh

Poll