Sport

E pabesueshme në Laç, Erzeni bën surprizën brenda 6 minutave

Erzeni rihapi takimin me Redon Mihanën në minutën e 82-të dhe në të 88-ën riktheu baraspeshën me në të Kahrimanovic, duke marrë një pikë në këtë start të sezonit, në një transfertë të vështirë si ajo ndaj Laçit.

27 Gusht 2023, 19:29 Nga DOSJA
E pabesueshme në Laç, Erzeni bën surprizën brenda 6

LAC - Shumë gola për një pikë në Laçi-Erzeni. Në sfidën e vlefshme për javën e parë të kampionatit, kurbinasit dhe shijakasit ndanë nga një pikë falë barazimit spektakolar 3-3, duke treguar se sulmet respektive funksionojnë mirë, por mbrojtjet kanë ende punë për të bërë.

Laçi e nisi vrullshëm ndeshjen dhe mori avantazhin me Sobowale në minutën e 12-të, megjithatë Erzeni u kundërpërgjigj me një kurbinas si Redon Mihana, i cili shënoi një gol spektakolar dhe riktheu barazpeshën në minutën e 21-të.

Në minutën e 30’ ishte Bajramaj që u dha avantazhin bardhezinjve dhe më pas në të 62-tën Serxho Ujka shënoi edhe të tretin për Laçin, duke dhënë idenë e një fitoreje bindëse për kurbinasit, por nuk ndodhi kështu.

Erzeni rihapi takimin me Redon Mihanën në minutën e 82-të dhe në të 88-tën riktheu barazpeshën me në të Kahrimanovic, duke marrë një pikë në këtë start të sezonit, në një transfertë të vështirë si ajo ndaj Laçit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 27 Gusht 2023, 11:35

“Mbappé do të qëndrojë”

FRANCE - E ardhmja e Kylian Mbappé, përveç një surprize të minutës së fundit, është në Paris. Sulmues...