Sport

Leo Messi nënshtron edhe “Time Squar”… Njerëzit qëndrojnë e shikojnë argjentinasin që bën gjëra të pabesueshme në fushë...

Lionel Messi vazhdon të bëjë gjëra “të tmerrshme” me Inter Miami dhe njerëzit po mblidhen në “Times Square” të Nju Jorkut për ta... ndjekur!

27 Gusht 2023, 11:08 Nga DOSJA
Leo Messi nënshtron edhe “Time Squar”… Njerëzit

SHBA - Në 9 ndeshje me fanelën e Inter Miami, Lionel Messi tashmë ka shënuar 11 gola dhe ka shpërndarë 3 asistime! Argjentinasi bën çfarë të dojë në Amerikë dhe këtë herë kundër Nju Jorkut, ai ishte magjik. Përsëri.

Në fund të lojës dhe me rezultatin 0-1, lojtari më i mirë në botë, Leo Messi, pasi ka marrë një pasim nga Cremaschi, e shtyu topin në pjesën e pasme të rrjetës, për golin e tij të parë në MLS.

Dhe e gjithë kjo, teksa ‘Pleshti’ shpaloste magji në stadiumin ‘Red Bulld Arena’ (Harrison), njerëzit jashtë ishin mblidhur “Times Square” të Nju Jorkut për ta parë atë nëpërmjet ekraneve duke bërë këto gjëra të pabesueshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll