Sport

Antonela Roccuzzo ngatërroi Leo Messin dhe iu afrua të puthte një lojtar tjetër të Inter Miami! Imazhet bëjnë xhiron e botës

Antonela Roccuzzo ngatërroi të shoqin dhe iu afrua të puthte një tjetër lojtar të Inter Miamit. Shikoni pamjet…

27 Gusht 2023, 12:13 Nga DOSJA
Antonela Roccuzzo ngatërroi Leo Messin dhe iu afrua të puthte një

SHBA - Vetëm tri ditë para debutimit të Lionel Messit me gola në MLS, Antonela Roccuzzo ngatërroi argjentinasin dhe iu afrua të puthte një tjetër lojtar të Inter Miami. Pamjet janë kapur nga kamerat dhe po bëjnë xhiron e botës.

Të enjten, më 24 gusht, Inter Miami u kualifikua në finalen e Kupës së Open US, pasi mposhti Cincinnati në fund të një ndeshjeje të vështirë, të vendosur pas 120 minutash dhe goditjeve të penalltive.

Me Lionel Messin në pozicion startues, Inter Miami u gjend në avantazh 0-2 deri në minutën e 68-të. Më pas argjentinasi u ngrit dhe bëri diferencën. Messi bëri një pasim vendimtar drejt portës së ekuadorianit Leonardo Campana, pas së cilës në minutën e 90’+7, pak para fishkëllimës së fundit, i dha një tjetër asistim po Campana dhe 2-2.

Inter Miami kaloi në epërsi në pjesën e parë të shtesës, por në minutën e 114-të u barazua dhe ndeshja gjysmëfinale e US Open Cup u vendos me penallti. Messi i kreu me sukses edhe këtu detyrat e tij, duke arritur të kthejë në mënyrë perfekte goditjen e parë nga pika e bardhë. Ata nga Cincinnati humbën në ekzekutimin e penalltisë së 5-të, me anë të Nick Hagglund dhe Inter Miami u kualifikua në finalen e kompeticionit.

Në fund të ndeshjes në kampin e Inter Miamit shpërtheu një festë e vogël dhe të afërmit e futbollistëve u futën në fushë për të festuar me ta. I tillë ishte edhe rasti i Antonella Roccuzzo, e cila ishte gati të bënte një gabim të përmasave të mëdha. Kjo e ngatërroi Lionel Messin me Jordi Alba, ish-kolegun e argjentinasit nga Barcelona. 

Antonela Roccuzzo shkoi drejt e te mbrojtësi, të cilin e përqafoi dhe madje iu afrua ta puthte.  Pamjet janë kapur nga kamerat dhe shihet se në një moment Antonela kupton gabimin që do të bënte dhe frenohet të përqafojë Jordi Alba.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 27 Gusht 2023, 11:35

“Mbappé do të qëndrojë”

FRANCE - E ardhmja e Kylian Mbappé, përveç një surprize të minutës së fundit, është në Paris. Sulmues...