Sport

"Faraoni" Mohamed Salah ka vendosur për të ardhmen e tij!...

Egjiptiani Mohamed Salah (31) është te Liverpool që nga korriku i vitit 2017.

27 Gusht 2023, 14:46 Nga DOSJA
"Faraoni" Mohamed Salah ka vendosur për të ardhmen e tij!...

ANGLI - I vlerësuar për 65 milionë euro, sipas faqeve të specializuara, ylli egjiptian është ende nën kontratë me skuadrën e “Anfield” deri në fund të sezonit 2024/25, por oferta e marrë nga Arabia Saudite mund të ndryshojë gjithçka.

Liverpool ka marrë një ofertë të madhe prej mbi 100 milionë euro për Mohamed Salah nga Al Ittihad dhe gazetari Rudy Galetti ka vënë në dukje se ylli egjiptian dëshiron që transferimi të realizohet.

Anësori tashmë i ka fituar të gjitha me Liverpoolin, duke thyer rekorde dhe duke shënuar 187 gola në 307 ndeshje. Nëse do të përfundonte transferimi në Al Ittihad, atëherë ai do të jetë partner në vijën e sulmit me ish-lojtarin e Real Madridit, Karim Benzema.

Jamie Carragher e di se cili është çmimi për Salah

“Ai nuk duhet të shitet për 100 milionë paundë, por nëse i afrohen 150 milionë paundëve, ose edhe më shumë, atëherë Liverpooli mund të tundohet.

Kur flitet për 100 milionë, as që duhet diskutuar. Por 150 milionë paundë për një lojtar të moshës së tij oferta duhet të merret parasysh”,- tha Carragher, sipas Sky Sports.

Shifrat e Mohamed Salah

Prodhuar nga Osmathon dhe El Makawloon, Mohamed Salah ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij futbollistike nga ekipe si El Mokawloon, FC Basel, Chelsea, Fiorentina, AS Roma dhe Liverpool.

Liverpool: 307 ndeshje të luajtura, 187 gola, 80 asistime

AS Roma: 83 ndeshje të luajtura, 34 gola, 22 asistime

FC Basel: 79 ndeshje të luajtura, 20 gola, 17 asistime

El Mokawloon: 44 ndeshje të luajtura, 12 gola, 6 asistime

Fiorentina: 26 ndeshje të luajtura, 9 gola, 4 asistime

Chelsea: 19 ndeshje të luajtura, 2 gola, 4 asistime

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 27 Gusht 2023, 11:35

“Mbappé do të qëndrojë”

FRANCE - E ardhmja e Kylian Mbappé, përveç një surprize të minutës së fundit, është në Paris. Sulmues...