Sport

“Nuk e kam parë kurrë Rubiales t'i puthë në buzë Sergio Ramos, apo Carvahal”...

“Kjo, më fal, është diçka që nuk më hyn në kokë. Mund të jetë edhe euforik dhe besoj se po... por për arsye të tjera, jo se ishim kampione bote”

27 Gusht 2023, 10:35 Nga DOSJA
“Nuk e kam parë kurrë Rubiales t'i puthë në

SPANJE - Lojtarja e kombëtares spanjole Maria Dolores ('Lola') Gallardo, 30 vjeçe, portiere e Atlético Madrid, këtë të shtunë dha një tjetër këndvështrim në kritikat për sjelljen e Luis Rubiales, president i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF).

Kreu i futbollit iberik, tashmë është sanksionuar nga FIFA me 90 ditë pezullim, por që refuzoi të jepte dorëheqjen nga posti i tij në mbledhjen e përgjithshme të organit, pasi kishte puthur në gojë futbollisten Jenni Hermoso, në festën e fitimit të titullit botëror për femra, më 20 të fundit të këtij muaji, pas fitores së Spanjës në finale, ndaj Anglisë (1-0), në kompeticionin, që u zhvillua në Australi dhe Zelandën e Re.

“Ne jemi lojtarë. Por unë kurrë nuk e kam parë Rubiales të puth Sergio Ramos, ose Carvahal (kapitenët e ekipit kombëtar të meshkujve) kur ata fituan tituj të rëndësishëm.  Kjo, më fal, është diçka që nuk më hyn në kokë. Mund të jetë edhe euforik dhe besoj se po... por për arsye të tjera, jo se ishim kampionë bote”,- ishin deklaratat e ‘portieres’ në programin ‘La Note’, në TeleCinco.

Atëhere cilat janë arsyet për të justifikuar protagonizmin dhe entuziazmin e pazakontë të Rubiales? E thjeshtë, u përgjigj Lola: “Mendoj se ishte një vit shumë i vështirë. Ne jemi 'të vegjël' dhe 'shantazhueshme', ai është (duke aluduar në guxim] shumë i mëdh dhe fitoi.  Ai dhe (trajneri) Jorge Vilda”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll