Sport

VIDEO/ Rakitic, i tërbuar për golin që iu anulua: “Ne jemi cirku i futbollit europian”...

Kroati shumë kritik pasi një goli që iu anulua në humbjen 1-2 ndaj Girona

27 Gusht 2023, 10:15 Nga DOSJA
VIDEO/ Rakitic, i tërbuar për golin që iu anulua: “Ne jemi

SPANJE - Tre javë, tre humbje për Sevillan. Madje, andaluzianët krijuan më shumë mundësi, por u mundën (1-2) nga Girona dhe kanë mbetur në vendin e fundit.

Madje në minutën e 80-të, Rakitic pa një gol kandidat për çmimin Puskas të anulohej për një pozicion jashtë loje, që e bëri kroatin tërbuar...

“Më thanë se janë dy pozicione dhe paamje të ndryshme. Një ku jam pas mbrojtësit, një ku jam përpara. Ne jemi cirku i futbollit europian!,”- ka deklaruar mesfushori kroat pas ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll