Aktualitet

EMRI/ Sherr në një dasmë në Bulqizë, 25-vjeçari goditet me thikë, dërgohet në spitalin e Traumës

Mësohet se një 25-vjeçar është qëlluar me thikë rreth 5 herë nga një 18-vjeçar.

27 Gusht 2023, 08:40 Nga I.A
EMRI/ Sherr në një dasmë në Bulqizë, 25-vjeçari
Foto Ilustruese

BULQIZË- Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Bulqizë në një dasmë. Mësohet se një 25-vjeçar është qëlluar me thikë rreth 5 herë nga një 18-vjeçar me emrin Arianit Alushi.

Ende nuk dihet shkaku i sherrit mes të rinjëve, ndërkohë që 18-vjeçari është arrestuar nga policia. Ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë/Plagosi me mjet prerës ( thikë) një shtetas, pas një konfliki të çastit, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, identifikohet, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar. Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në njësinë administrative Ostren , pas një konflikti të çastit, shtetasi A.A., 18 vjeç, banues në Ostren, ka plagosur me thikë shtetasin B.K.,25 vjeç, banues po në Ostren, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Gjatë këtij konflikti ka ndërhyrë për ti ndarë dhe shtetasi K.K., i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore. Falë veprimeve të shpejta hetimore operacionale, nga shërbimet e Policisë Bulqizë dhe strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, u bë e mundur kapja dhe arrestimi 18-vjeçarit, si autor i dyshuar i ngjarjes Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

sherr ne bulqize arianit alushi

Sondazh

Poll