Aktualitet

Shpërthen tubacioni i ujësjellësit në Bulqizë, banorët ngelin pa ujë

Mësohet se amortizimi i linjës ka bërë që tubacioni të çahet dhe uji të dalë në sipërfaqe. 

27 Gusht 2023, 09:27 Nga I.A
Shpërthen tubacioni i ujësjellësit në Bulqizë,
Tubacioni

BULQIZË- Banorët e Bulqizës mund të mbeten pa ujë, pasi linja kryesore e tubacionit ka shpërthyer. Mësohet se amortizimi i linjës ka bërë që tubacioni të çahet dhe uji të dalë në sipërfaqe. 

Uji i dalë në sipërfaqë ka vërshuar në rrugët e qytetit, ndërkohë që deri më tani nuk është marrë asnjë masë për rregullimin e tubacionit. Kjo mund të bëj që qytetarët të helmohen, për shkak të ndotjes së ujit.

banorët e bulqizës uji ne bulqize

Sondazh

Poll