"113 milionë euro për riciklimin e mbetjeve"/ Rama përgënjeshtron "BIRN": Hedh një budalla një gur në lumë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me lajmet për riciklimin e mbetjeve të Fierit dhe të Elbasanit, k...
Në Shqipëri kryeministri Edi Rama përsëriti sot në një konferencë shtypi tezën se përgjegjësia është individuale, kur u pyet për hetimet mbi rastet e inceneratorëve apo kontratën e sterilizimit, të cilat kanë çuar në arrestime të ish funksionarëve të lartë të qeverive të tij. Ai mohoi po ashtu të ketë ndonjë problem me sistemin TIMS, të policisë, ky dyshohet të ketë patur ndërhyrje të paautorizuara. Lidhur me reagimet e autoriteteve greke për çështjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës Fredi Beleri, ai deklaroi prerë se asnjë lloj ndërhyrjeje mbi sistemin e drejtësisë nuk do të gjejë përkrahje.

Ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj është në arrati, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish deputeti socialist Alqi Bllako, janë në qeli në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor. Një tjetër ish zëvendësministër, ai i Shëndetësisë Klodian Rjepaj, po ashtu u arrestua së fundmi për kontratën e sterilizimit të pajisjeve kirugjikale, ndërsa Gjykata e Posaçme është shprehur se duhet të hetohet dhe ish ministri Ilir Beqaj, dhe ish ministri i Financave Shkëlqim Cani, Një numër i lartë zyrtarësh apo ish zyrtarësh, të niveleve më të ulta, po ashtu janë arrestuar, nën akuza të ndryshme, kryesisht për shpërdorim detyre e korrupsion.
Megjithatë kryeministri Edi Rama këmbëngul se përgjegjësia është individuale: “100 herë të kthehesha mbrapa, 100 herë do të mbështesja këto partneritetet publike – private që kemi bërë, 100 herë, sepse veprat janë ato që mbeten. E rëndësishme është që për shembull, sterilizimi është një nga kontratat dhe një nga punët më të bukura që ne kemi bërë,sepse me atë kontratë dhe me atë transformim ne kemi ndryshuar shëndetësinë shqiptare në hallkën e vetë më delikate që janë ndërhyrjet në trupin e njerëzve. Nëse në procesin e asaj kontrate individë të caktuar kanë hyrë në gjynah me popullin dhe me atdheun të cilit ne i shërbejmë, do paguajnë. Kështu funksionon. Do paguajnë”.
Por zbulimi i abuzimeve me rastet e koncesioneve dhe Partneriteteve publike private, nuk erdhi si një rrufe në qiell të hapur. Të paktën mediat, i kanë denoncuar në mënyrë të përsëritur ato. E mgjithatë, nga strukturat shtetërore nuk rezulton të jetë kryer ndonjë verifikim paraprak, as kur kontrata, si ajo e sterilizimit nisi të hajë fonde shtesë nga buxheti i shtetit, të cilat sipas Prokurorisë së posaçme, mund të shkojnë në 70 milionë euro deri në përfundim të saj. Ndërsa, për zotin Rama përgjegjësia morale e tij “është karshi shqiptareve për t’iu dhënë atyre një drejtësi që bën ekzakt këtë punë”, deklaroi ai.
Kryeministri i trajtoi si një çështje thjesht teknike, dyshimet për ndërhyrje nga brenda, në sistemin TIMS, të policisë: “Hetimi i brendshëm është kryer i plotë dhe nuk ka asnjë shqetësim. Ajo ngjarja e rëndë nuk ka ndodhur se s’ka pasur as mundësi të ndodhi sepse në përpjekje për të bërë backup-in ka dalë që s’ka backup fare. Kështu që, është një problem teknik i brendshëm. Ata kanë punën e tyre dhe në atë punë ata janë të monitoruar. Edhe hetimi është bërë kështu që nuk ekziston kjo”.
Përkundër deklaratave të kryeminisrit, Agjencia e Mbikqyrjes Policore rezulton të ketë bërë denoncim në Prokurorinë e Tiranës, për ndërhyrje të paautorizuar, ndërsa vetë ambasada amerikane, e cila bëri publik faktin, u ofrua pak ditë më parë që të ndihmonte hetimet.
Zoti Rama foli dhe për çështjen e nxehtë mes Shqipërisë dhe Greqisë për rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, arrestimi i të cilit, dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit, konsiderohet nga Athina si i motivuar politikisht, duke kërkuar lirimin e tij. Zoti Rama e bëri të qartë se nuk mund të pranojë asnjë ndërhyrje ndaj sistemit të Drejtësisë: “Asnjë lloj interference, ngado që të vijë mbi sistemin e drejtësisë, nuk do të gjejë, jo përkrahjen, por nuk do të gjejë as mirëkuptimin tonë. Ne nuk ndërhyjmë në çështjet e sistemit të drejtësisë. Ne nuk i komentojmë vendimet e organeve të reja të drejtësisë”.
Raportet mes dy vendeve janë tejet të tensionuara, aq sa kryeministri grek, në fillim të kësaj jave, shmangu haptazi një ftesë për zotin Rama në një darkë informale në Athinë me udhëheqësit e vendeve të rajonit të Ballkanit./VOA
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me lajmet për riciklimin e mbetjeve të Fierit dhe të Elbasanit, k...
foto ilustruese TIRANE- Zbardhen emrat e kandidatëve të "Primareve" për Bashkinë e Kukësit: 1- Ardian Sokol Elezi ...
foto ilustruese GJIROKASTËR- Pas skandalit seksual të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, bëhet me dije se Bashkia e Gjir...
Dallëndyshe Bici TIRANË- Drejtoresha e Kadastrës, Dallëndyshe Bici, ka reaguar në lidhje me kalimin online në e-Albania t&eu...
Bibby Stockholm ANGLI- Tridhjetë e nëntë azilkërkues, të cilët u strehuan për një kohë të shkurtër n...
Genta Vangjeli TIRANË- Partia Demokratike ka deklaruar se kryministri Edi Rama po bën çmos të mbyllë dosjen e Ilir Beqajt me pus...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se përgjegjësia morale e tij është vetëm ndaj shqiptarëve, p&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nëse në Shpirag do të nxirret naftë, pensionistët do të jen&...
Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidh...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk e ka marrë personale mungesën e ftesës nga kryeministri grek Kyriakos M...