Bota

Prindër kini kujdes! Babai lë 10 minuta vetëm të bijën 3-vjeçare, vogëlushja ha 18 kosë frutash

20 Tetor 2019, 12:56 Nga DOSJA
Prindër kini kujdes! Babai lë 10 minuta vetëm të bijën

Britani e Madhe- Rasti i një fëmije në Angli ka shërbyer si një mësim për të gjithë prindërit. Një situatë e çuditshme i ka ndodhur 27-vjeçarit Arron Whysall, babait të një vajze 3-vjeçare. Babai ishte jashtë në një kopësht, ndërkohë bashkëshortja e tij po rregullonte flokët. Arron doli jashtë pasi u fiksua pas një gardhi duke lënë vajzën e tij të vetme në kuzhinë, shkruan mirror.

Kur është kthyer në kuzhinë, ai ka mbetur i befasuar pas asaj që gjeti. Kur u kthye ai pa që vajza e tij kishte ngrënë 18 jogurtë. Arron e pyeti vajzën nëse i kishte ngrënë të gjitha vetë në një periudhë kaq të shkurtër dhe ajo me krenari tha “PO”, duke mbajtur ende lugën e saj. Arron mbeti i befasuar dhe nuk gjeti fjalë për t’i thënë vajzës së tij. Ai i bëri një fotografi të bijës dhe e postoi në Facebook, ku ka marë më shumë se 10 mijë pëlqime.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota babai le vetem 3-vjecaren prinder kini kujdes babai le vetem 3-vjecaren prinder kini kujdes

Sondazh

Poll