Bota

Maqedonia drejt zgjedhjeve, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët: Lajm i mirë! Mickovski: Zaev është frikacak (Video)

19 Tetor 2019, 17:59 Nga DOSJA
Maqedonia drejt zgjedhjeve, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët: Lajm i

MAQEDONI– Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja më e mirë pas dështimit në Bruksel për të marrë një “Po” për hapjen e negociatave. Në një konferencë për mediat, Zaev u hapi rrugë zgjedhjeve dhe kjo gjë ka sjëllë reagimë të shumta nga partitë politike në vend.

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet i shef si zgjidhje më e mirë të zhvillimeve pas mos marrjes së datës për nisjen e bisedimeve. Ahmeti edhe një herë përsëriti kërkesën e tij për veting në të gjitha strukturat.

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se kërkesa për zgjedhje të parakohshme është lajmi i mirë pas dështimit që vendi të marrë datë për nisjen e bisedimeve me BE-në. Nga partia e Selës thonë se janë të gatshëm për zgjedhje të reja.

Ndërsa kreu i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski tha se deklarata e Zaevit për zgjedhje të parakohshme parlamentare dëshmon se vetë kryeministri ka pranuar dështimet e tij. Mickovski tha se në takimin e nesërm të liderëve pret ta dëgjojë drejtpërdrejtë propozimin nga Zaevi. Kërkoi zbatimin e ligjit për Qeveri teknike.

Deklarata e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev vjen një ditë pas dështimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të marrë një ‘PO’, për çeljen e negociatave. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama doli dje në një konferencë nga kryeministria, ku nuk pranoi një opsion të tillë, dhe tha se mocioni i mosbesimit, duhet bërë në Francë tek parlamenti i Macron.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ali ahmeti dorehiqet zoran zaev hristijan mickovski maqedonia e veriut drejt zgjedhjeve ali ahmeti dorehiqet zoran zaev hristijan mickovski maqedonia e veriut drejt zgjedhjeve

Sondazh

Poll