Bota

Dorëheqja e Zaev/ Bëhet i gjallë Gruevski: Qëllimi i tij, të demonizojë opozitën!

20 Tetor 2019, 10:59 Nga DOSJA
Dorëheqja e Zaev/ Bëhet i gjallë Gruevski: Qëllimi i tij,

Maqedoni e Veriut- Ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, i cili është azilant në Hungari ka reaguar në lidhje me propozimin e Zoran Zaev që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pas vendimit për mosdhenien e datë së hapies së negociatave nga Bashkimi Evropian. Gruevski përmes një postimi në Facebook, shkruan se qëllimi i Zaev sipas tij është të demonizojë opozitën.

“Ai është i vetëdijshëm se pa ata, nuk ka asnjë shans që njerëzit ta mbështesin mjaftueshëm sa për të fituar ose për të humbur, dhe në fakt pa fitore të formon qeveri. Në fakt, lart e poshtë ai do të paraqitet me të njëjtën fushatë dhe me të njëjtat teza para bashkësisë ndërkombëtare, por edhe brenda vetë zgjedhjeve. Paraqitja e opozitës si një ‘marionetë të frikshme nacionaliste’ në lidhje me integrimet evropian dhe euro-atlantike, ndërsa veten do e prezantonte si engjëll shpëtimtar”, ka shkruar mes tjerash Gruevski. Gruevski thekson se Zaev me demonizimin e opozitës fiton mbështetje nga faktori ndërkombëtar.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i hap rrugën zgjedhjeve të parakohshme, pas dështimit në Bruksel për të marrë një “Po” për hapjen e negociatave. Në një konferencë për mediat, Zaev tha se zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja më e mirë në këtë situatë.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dorehiqet zoran zaev zgjedhje te parakohshme ne maqedoni dorehiqet zoran zaev zgjedhje te parakohshme ne maqedoni

Sondazh

Poll