Bota

Britania e Madhe po përpiqet të riatdhesojë fëmijët e mitur të bllokuar në Siri

20 Tetor 2019, 12:44 Nga DOSJA
Britania e Madhe po përpiqet të riatdhesojë fëmijët e

BRITANI  E MADHE- Zyrtarët britanikë kanë ndërmarrë hapat e parë për të riatdhesuar fëmijët e bllokuar në Siri duke u lidhur nga afër në mënyrë të drejtëpërdrejtë me agjencitë në terren për të identifikuar të miturit e shoqëruar për “kalim të sigurt” në Britani të Madhe.

Burime nga ‘Whitehall’ kanë konfirmuar se ata janë duke punuar me agjenci të ndryshme në veri-lindje të Sirisë, që besohet se përfshijnë Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, për të filluar procesin e transferimit të fëmijëve me prindër britanikë të lidhur me Shtetin Islamik sërish në Britaninë e Madhe.

Ndër rastet e para të identifikuara janë tre jetimë, që besohet të kenë udhëtuar në Siri me prindërit e tyre nga Londra pesë vjet më parë dhe të cilët aktualisht ndodhen në Raqqa, nën kontrollin e autoriteteve vendase të mbizotëruar nga kurdët.

Zhvillimi vjen para një apeli tw bwrw këtë javë nga ‘Shamima Begum’ kundër heqjes së shtetësisë së saj në Mbretërinë e Bashkuar nga ish-sekretari Sajid Javid. Begum, atëherë ishte në moshën 15-vjeçare kur udhëtoi për në Siri në 2015 për t’u bashkuar me Isis.
Avokatët për Begum, aktualisht në kampin e refugjatëve al-Roj në veri-lindje të Sirisë, argumentojnë se vendimi ishte “i paligjshëm”. Seanca dëgjimore katër-ditore do të zhvillohet në Komisionin e Posaçëm të Apelimit të Emigracionit, një gjykatë e specializuar që sfidon largimin e shtetësisë britanike të dikujt për arsye të sigurisë kombëtare.
Dy ditë më parë u tha që Belgjika dhe shtetet e tjera evropiane po përgatiteshin për të riatdhesuar qytetarët e akuzuar se kishin lidhje Isis nga veri-lindja e Sirisë, duke përfituar nga armëpushimi.

‘Save the Children” nisma për mbrojtjen e fëmijëve në mesin e një mori organizatash bamirëse që veprojnë në veri-lindje, konfirmoi që kampet kryesore të refugjatëve të rajonit, al-Roj dhe al-Hol, ku ka rreth 30 fëmijë britanikë të pashoqëruar, mbeten të pa ndikuar duke luftuar pas pushtimit turk gjatë këtij muaji.

Një zëdhënës tha se transferimi i të miturve britanikë nga Siria në Mbretërinë e Bashkuar aktualisht ishte relativisht i drejtpërdrejtë.

“Ndërsa gjërat po evoluojnë me shpejtësi, informacioni ynë i fundit konsiston se transporti jashtë zonës është i mundur dhe vendkalimet kufitare midis Sirisë dhe Irakut mbeten të hapura,” thanë ata. Administrata kurde është përshkruar si “jashtëzakonisht mbështetëse” në lehtësimin e riatdhesimeve të ardhshme, për sa kohë që ato janë negociuar me zyrtarë të qeverisë britanike.
Sidoqoftë, pas sulmeve të Turqisë në veriun e Sirisë, sekretari i jashtëm Dominic Raab la të kuptohet për një ndryshim në politikë, duke sugjeruar se jetimët britanikë dhe të miturit e pashoqëruar mund të kthehen në Britaninë e Madhe.

Ndërsa zyra për marrëdhëniet me jashtë tha: Ne jemi në kërkim të jetimëve dhe të miturëve të shoqëruar që kanw shtetësinë Britanike dhe nëse ata mund të sigurojnë një pasazh të sigurt për t’u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar. Ne do të shqyrtojmë çdo rast të vetëm ku kërkohet ndihmë konsullore, por ky proces nuk është i drejtpërdrejtë.

“Kjo duket si një hap në drejtimin e duhur, por për ta përkthyer atë në një ndryshim real politik, ne duhet të dimë sesi qeveria po punon për të sjellë të gjithë fëmijët britanikë në MB, ndërsa ne ende mundemi.”-deklaron Save the Children

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota britania e madhe femijet e mitur ne siri femijet jetime londra shteti islamik britania e madhe femijet e mitur ne siri femijet jetime londra shteti islamik

Sondazh

Poll