Bota

Shembet diga e minierës së arit në Rusi, vdesin të paktën 15 minatorë

19 Tetor 2019, 17:42 Nga DOSJA
Shembet diga e minierës së arit në Rusi, vdesin të

RUSI- Së paku 15 minatorë kanë vdekur të shtunën pas shembjes së një dige në një minierë ari në pjesën jugore të Rusisë.

Reshjet e mëdha të shiut e dobësuan digën dhe ndikuan që ajo të shembej duke shkaktuar vërshimin e disa vendstrehimeve të përkohshme të minatorëve. Tragjedia ndodhi rreth 160 kilometra në jug të qytetit Krasnoyarsk.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka dhënë urdhër për marrjen e të gjitha masave për ta identifikuar shkaktarin e fatkeqësisë dhe për ta parandaluar ndonjë efekt në zonat e banuara.

Rusia është njëra ndër prodhueset më të mëdha të arit në botë. Sipas një liste, ky shtet e zë vendin e tretë në botë për prodhimin e metalit të çmuar me rreth 280 tonë ar në vit.

Ministria e Emergjencave tha se shembja e digës ndodhi në orën gjashtë të mëngjesit sipas kohës lokale në fshatin Schetinkino, rreth 260 kilometra në jug të qytetit Krasnoyarsk.

Në njoftim thuhet se pranë kësaj dige ishin duke punuar 270 punëtorë, ndërsa shembja e saj e ka shkaktuar vërshimin e dy vendbanimeve të përkohshme, shkruan “Reuters”.

Marrë nga Gazeta Express

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota shembet diga ne rusi vdesin 15 minatore ne rusi shembet diga ne rusi vdesin 15 minatore ne rusi

Sondazh

Poll