Aktualitet

VIDEO/ Denoncimi: Policia arrestoi një person me probleme fizike, vetëm se kërkoi të drejtën e tij

Në denoncimin e qytetarëve, thuhet se firma Gener 2 nuk ka dokumentacion që lejon punimet e kryera.

25 Gusht 2023, 15:12 Nga I.A
VIDEO/ Denoncimi: Policia arrestoi një person me probleme fizike,
Momenti i arrestimit

TIRANË- Një incident ka ndodhur ditën e sotme në ndërtimin e koncesionit Thumanë-Kashar nga Gener 2. në videon e publikuar nga JOQ Albania, shihen disa efektivë që po tentojnë të shoqërojnë në komisiariat një person me probleme fizike, pasi në të dyja këmbët është me protezë. Në denoncimin e qytetarëve, thuhet se firma Gener 2 nuk ka dokumentacion që lejon punimet e kryera.

Denoncimi:

Ja ja si trajtoni politikat e shtetit sidomos ato të krujes konkretisht oficeri i politikave të gjyqeve të krujes. Babi esht invalid, mami me probleme kardiake. Kemi dit qe dalim dhe kerkojme dokumente qe lejojne firmen gener 2 te kryeje punime por ato nuk kane asnje dokumentacion. Kane bllokuar rrugen qe mos te kalojne kamionat dhe mjetet e tjera te renda sepse jane afer shtepise. I kemi then nuk jemi kunder rruges por te na shpronesojne. Policia mban anen e firmes.

Te gjithe ata qe vijne thone keni te drejte por ne jemi punetore thone dhe minjte e medhenj nuk dalin ne skene. Na shpronesuan pemet per token qe kan zene pet 3 jave i mbaruan procedurat sepse donin qe te fillonin punimet. Kurse per token dhe shtepine kane 1 vit qe na genjejne. Jemi duke u mare dhe me cdo dokument te mundshem zyrtar po pa pergjigje deri me tani. Toka esht me dokumenta të rregullta në emrin e babit tim. Tim ati i kan bllokuar dhe makinen personale ai esht invalid dhe makina ka 1 jave ne komisariatin e fushe krujes. Madje oficeri i policise fushe kruje i ka thene tim vellai hape rrugen se te ha melcine, e kuptoni ku jemi? Cfare gjuhe…?!”

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

gener 2

Sondazh

Poll