Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme në Kukës, KQZ miraton sasinë e fletëve të votimit dhe vulat që do të përdoren

Për këto zgjedhje do të prodhohen 5  vula rezervë të KQV-së dhe teksti i vulës rezervë është unik për çdo vulë dhe përbëhet nga shkronja “R”.

25 Gusht 2023, 14:29 Nga I.A
Zgjedhjet e pjesshme në Kukës, KQZ miraton sasinë e fletëve
KQZ

TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar materialet zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme në Kukës. Gjatë mbledhjes së sotme, janë miratuar dhe sasia e vulave rezervë të Komisionit të Qendrës së Votimit që do të përdoren për zgjedhjet e pjesshme, që do të mbahen më 24 shtator 2023. Për këto zgjedhje do të prodhohen 5  vula rezervë të KQV-së dhe teksti i vulës rezervë është unik për çdo vulë dhe përbëhet nga shkronja “R”.

Njoftimi i KQZ-së:

Sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancë publike miratoi materialet zgjedhore dhe sasinë e vulave rezervë të Komisionit të Qendrës së Votimit që do të përdoren për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, të datës 24 shtator 2023. Për  këto zgjedhje do të prodhohen 5 (pesë) vula rezervë të KQV-së, teksti i vulës rezervë është unik për çdo vulë dhe përbëhet nga shkronja “R. Gjithashtu, miratoi sasinë e fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo QV.  Nga përpunimi i të dhënave të listës të zgjedhësve marrë nga DPGJC për zgjedhjet e pjesshme, rezulton se në bashkinë Kukës numri i zgjedhësve është 45.946 zgjedhës dhe numri i qendrave të votimit është 74 QV. Duke shtuar 2% (përqind) mbi numrin e zgjedhësve, sasia e fletëve të votimit që duhet të prodhohet është 46.865 (dyzet e gjashtë mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e pesë) fletë votimi.

Në këtë seancë u vendos edhe përdorimi i portalit elektronik (modulit) për partitë politike dhe subjektet zgjedhore (PEPP).  Çdo parti politike mund të ngarkojë të dhënat e saj në mënyrë të pavarur në Portal, që nga kërkesa për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor, për të propozuar anëtarë të komisioneve zgjedhore, të grupeve të numërimit, vëzhgues, apo kërkesa të tjera kur është rasti, të cilat mund të paraqiten dhe të shqyrtohen edhe nëpërmjet modulit PEPP. Platforma mundëson rregullat për përftimin, administrimin dhe ruajtjen e të dhënave për partitë politike, subjektet zgjedhor, për regjistrimin e tyre nëpërmjet PEPP, si dhe mbi shqyrtimin e kërkesave të ndryshme. Të dhënat mbi partitë politike dhe subjektet zgjedhore përfitohen, administrohen dhe ruhen nga KQZ edhe nëpërmjet Portalit Elektronik për Partitë Politike (PEPP).

kqz

Sondazh

Poll