Aktualitet

Shkuan për të shuar flakët/ Ekipi i zjarrfikësve shqiptarë në Greqi shpëtojnë 9 emigrantë nga Iraku

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një postim në Facebook, shkruan se ekipi shqiptar u ka dhënë emigrantëve ndihmën e parë mjekësore si dhe ushqim.

25 Gusht 2023, 14:37 Nga I.A
Shkuan për të shuar flakët/ Ekipi i zjarrfikësve
Emigrantet

GREQI- Ekipi i zjarrfikësve shqiptarë që po ndihmojnë Greqinë për shuarjen e flakëve, kanë shpëtuar 9 emigrantë nga Iraku në Aleksandrupoli. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një postim në Facebook, shkruan se ekipi shqiptar u ka dhënë emigrantëve ndihmën e parë mjekësore si dhe ushqim.

Postimi i Plotë: 

Forcat zjarrfikëse dhe ekipi mjekësor shqiptar kanë shpëtuar 9 emigrantë nga Iraku që kishin humbur rrugën, e më pas ishin përballur me rrezikun e flakëve në Aleksandrupoli të Greqisë. Ekipi shqiptar u ka dhënë emigrantëve ndihmën e parë mjekësore si dhe ushqim. Gjendja shëndetësore e personave paraqitej problematike pasi për shkak të mungesës së ushqimeve dhe ujit të pijshëm, kishin konsumuar ujëra të ndotura.

zjarrfikësit shqiptarë

Sondazh

Poll