Aktualitet

Dyfishohen pacientët në Fier, shkak helmimet ushqimore dhe intoksikimi nga alkooli

Mbi 200 raste në ditë paraqiten në urgjensën e spitalit Rajonal në Fier.

25 Gusht 2023, 12:11 Nga A.B
Dyfishohen pacientët në Fier, shkak helmimet ushqimore dhe intoksikimi
Spital

FIER- Mbi 200 raste në ditë paraqiten në urgjensën e spitalit Rajonal në Fier.

Shefi i Urgjences Spitalit Rajonal Fier, Blendi Dhespollari është shprehur se ka një dyfishim të rasteve në urgjencë ku pjesën më të madhe e përbëjnë virozat e stinës si dhe intoksikacionet nga ushqimet dhe përdorimi i pijeve alkoolike.

Urgjenca në Spitaline  Fierit është shumë e ngarkuar, ka shumë vizita gjatë 24 orëve, janë mbi 200 vizita ku pjesën më të madhe e zënë virozat që janë në një numër të shtuar, kemi edhe raste të pickimeve nga insekte të ndryshme, ka edhe raste si pasojë e vapës së këtyre muajve.”- tha Blendi Dhespolari, Shefi i Urgjences se Spitalit Fier.

Ndërkohë mjeku Lulezim Banushi, ngre si shqetesim për shtimin e rasteve me intoksikim nga pijet alkoolike.

Gjatë kësaj pikture ka pasur me dhjetëra raste për ët cilat bëhet precedent alkooli që bëhet precedent edhe për aksidente e incidente,ku në vend që personeli të merret me të sëmurë rëndë e me zemër, detyrohet të bëjmë intonsikimin e tyre që e teprojnë dhe vapa i favorizon shumë.”– tha Lulezim Banushi mjek.

Kjo periudhe shënon fluks të rritur të rasteve me intoksikacione nga pijet alkoolike që konsumojne në festa, dasma dhe restorante./Marre nga Top Channel

fier spitalet ne fier

Sondazh

Poll