Aktualitet

Aksidenti te Liqeni/ DOSJA- Eldi nuk ishte në 'BMW', dëshmia: Emiljano fjeti gjumë pas përplasjes, nuk më tregoi

Eldi Allushi, 26-vjeçari i cili u arrestua nuk ka qenë fare në makinë.

25 Gusht 2023, 11:06 Nga A.B
Aksidenti te Liqeni/ DOSJA- Eldi nuk ishte në 'BMW',
Emiljano Nina dhe Aldi Allushi

TIRANË- Kur kanë kaluar ditë nga aksidenti te diga e Liqenit Artificial, zbulohen detaje të reja dhe më e rëndësishmja, se kush ishte duke drejtuar mjetin 'BMW X6'.

'Reporttv', e cila ka zbardhur dosjen e aksidentit, bën të ditur se Eldi Allushi, 26-vjeçari i cili u arrestua nuk ka qenë fare në makinë. Ajo drejtohej nga Emiliano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt dhe pasagjer ishte Jurgen Allushi, kushëriri i Eldi Allushit.

DËSHMITË E DY TË ARRESTUARVE:

Eldi Allushi: Si tregova policisë se s’doja ti bëja keq Emilianos. Ai ma kërkoi makinën dy herë për të marre një shoqe dhe unë ja dhashë.

Jurgen Allushi: Unë kisha pire një bidon ujë dhe Emiljano 3 birra kur ndodhi aksidenti.

Eldi Alushi: Emiliano pasi erdhi nga aksidenti fjeti gjumë, mua s’më tregoi. Më mori në telefon një oficer policie dhe i thashë qe do paraqitem vetë në polici.

Për 5 ore nuk u paraqita në polici pasi kisha frikë. Automjetin ma bëri dhuratë xhaxhai im disa kohë më parë.

Hetuesve në telefon Eldi Allushi u ka thënë se s’ka konsumuar alkool por një cigare hashash pasi ishte në shoqërinë e një femre. Ky deklarim ka rezultuar alibi per te fshehur te vërtetën e aksidentit. 

Nesër në gjykatë do të jepet masa për dy të ndaluarit, ndërsa mësohet se prokuroria ka kërkuar 'arrest me burg' për kryerje te veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Ndërkohë, Emiljano Nina vijon ende të jetë në kërkim./Dosja.al

emiljano nina aldi allushi

Sondazh

Poll