Politike

Çështja 'Beleri'/ Rama: Drejtësia në Shqipëri duhet të bëjë e patrazuar detyrën e saj! Nuk do ndërhyjmë

Rama tha se nuk do komentojnë më vendimet e organeve të drejtësisë e se nuk presin asgjë prej tyre, veçse zbatimin e ligjit.

25 Gusht 2023, 13:22 Nga A.B
Çështja 'Beleri'/ Rama: Drejtësia në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se drejtësia në Shqipëri nuk do ndërhyjë në çështjen 'Beleri'. Gjatë konferencës me gazetarët, Rama tha se nuk do komentojnë më vendimet e organeve të drejtësisë e se nuk presin asgjë prej tyre, veçse zbatimin e ligjit.

"Qëndrimi ynë do jetë që drejtësia në Shqipëri duhet të bëjë e patrazuar detyrën e saj. Në këtë pikë asgjë nuk është më e rëndësishme sesa mbrojtja me të njëjtën mënyrë sesi kemi vepruar me të gjitha rastet e tjera, e qetësisë së veprimtarisë së sistemit të drejtësisë. Asnjë lloj interference mbi sistemin e drejtësisë, nuk do gjejë përkrahje. Nuk i komentojmë vendimet e organeve të reja të drejtësisë, nuk presim prej tyre asgjë tjetër vecse të zbatojnë ligjin, nuk kemi asgjë për ti dhënë vec mbështetjes tonë pa kushte"-tha Rama.

 

edi rama

Sondazh

Poll