Aktualitet

Zjarri në Shpirag, Peleshi: 50 trupa, 5 mjete dhe helikopteri Cougar po punojnë që prej mbrëmjes së kaluar

Po ashtu ai ka theksuar se situata në vend është pas e vështirë për shkak të terrenit të vështirë.

25 Gusht 2023, 10:11 Nga I.A
Zjarri në Shpirag, Peleshi: 50 trupa, 5 mjete dhe helikopteri Cougar
Zjarri

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar se trupa të shumtë janë fokusuar për shuarjen e flakëve në malin Shpirag të Beratit. Me anë të një postimi në Facebook, Peleshi shkruan se 50 trupa, 5 mjete dhe helikopteri Cougar po punojnë që prej mbrëmjes së kaluar për të shuar flakët. Po ashtu ai ka theksuar se situata në vend është pas e vështirë për shkak të terrenit të vështirë.

Postimi i Peleshit:

50 trupa të FA, 5 mjete dhe helikopteri Cougar vijojnë angazhimin prej natës së mbrëmshme në shuarjen e flakëve në malin Shpirag të Beratit, ku zjarri mori përmasa të mëdha. Puna nga terreni e ajri vazhdon për të vënë në kontroll përhapjen e flakëve të cilat u favorizuan nga era dhe temperaturat e larta. Situata është e vështirë për shkak të terrenit por operacioni i Forcave të Armatosura do të vazhdojë me intensitet për të eleminuar plotësisht çdo vatër. Do bëjmë të pamundurën për të ruajtur pasurinë tonë kombëtare!

niko peleshi zjarr ne shpirag

Sondazh

Poll