Aktualitet

I vranë kunatin e i plagosën fëmijët! 'Shënjestra' e atentatit në arrati prej 2 muajsh, ja ku dyshohet se fshihet

Ka dyshime se ai fshihet në disa baza në Lezhë, por kërkimet e deritanishme nuk kanë dhënë rezultat.

25 Gusht 2023, 09:58 Nga A.B
I vranë kunatin e i plagosën fëmijët!
Gentjan Bejtja

TIRANË- Policia ende nuk ka mundur të gjejë dhe ta marrë në pyetje Gentjan Bejtjan, personin i cili ishte 'shënjestra' e atentatit që ndodhi dy muaj më parë në derën e vilës së tij. 

Gazetarja e News24 Klodiana Lala raporton se nga ana e policisë ka dyshime se ai fshihet në disa baza në Lezhë, por kërkimet e deritanishme nuk kanë dhënë rezultat.

Pas ngjarjes ku viktimë mbeti Ramazan Sino, kunati i Bejtjas dhe u plagosën dy djemtë e tij, kur njëri mori plagë të lehta, policia arrestoi si të dyshuar Valter Bamin, të fortin e Niklës të cilit zyrtarisht i ngriti vetëm akuzën e armëmbajtjes pa leje./Dosja.al

gentjan bejtja

Sondazh

Poll