Aktualitet

Digjet makina e parkuar brenda banesës në Fushë-Krujë, qytetari: Ishte e qëllimshme

Pronari i makinës, 29-vjeçari Etnor Alushi, deklaron se nuk ka probleme apo konflikte me njeri dhe nuk e di arsyen e këtij gjesti.

25 Gusht 2023, 08:56 Nga A.B
Digjet makina e parkuar brenda banesës në Fushë-Krujë,
Foto ilustruese

FUSHË-KRUJË- Gjatë mesnatës është djegur një makinë në fshatin Halil. Kjo u bë e ditur nga pronari i makinës, Etnor Alushi, i cili për JOQ denoncon se disa persona, i kanë hyrë përmes gardhit të shtëpisë duke i dëmtuar hekurat dhe më pas i kanë vënë flakën mjetit të tij. Ai mohon të ketë dijeni se kush mund të fshihet pas ngjarjes.

Digjet makina e parkuar brenda banesës në Fushë-Krujë,

Mesazhi i qytetarit:

Me kane djegur makinen sonte ka ora 2 e nates dhe dua ta publikoj. Se jane kalamaj se me qene burra dalin per balle, mbeturinat. Te Sharon, me datë 25 ora 2 e nates Fushkruje halil. Nuk i vej gisht kujt po me qellim eshte bere se kan faktet qe kan hyre nga avllia dhe kane shtrembruar hekurat e kollones.

Digjet makina e parkuar brenda banesës në Fushë-Krujë,

digjet makina ne fushe-kruje etnor alushi

Sondazh

Poll