Aktualitet

Kthehen në Shqipëri eshtrat e Qazim Mulletit, i presin familjarët, asnjë zyrtar shtetëror në Portin e Durrësit

Ceremonia e pritjes ka qenë private dhe në portin e Durrësit nuk ka pasur asnjë zyrtar shtetëror.

25 Gusht 2023, 09:03 Nga A.B
Kthehen në Shqipëri eshtrat e Qazim Mulletit, i presin
Qazim Mulleti

TIRANË-Eshtrat e ish-Prefektit të Tianës, Qazim Mulleti, kanë mbërritur nga Roma në Portin e Durrësit dhe ndodhen në tragetin e ardhur nga Italia. Lajmin për kthimin e eshtrave u njoftua nga Myftiu i Tiranës, Lauren Luli, i cili përmes një postimi njoftoi dhe mbajtjen e një ceremonie në xhaminë e “Kokonozit”, te Pazari i Ri ditën e hënë, ku do të falet namazi i xhenazes së të ndjerit.

Njoftimi i plotë:

Qazim Mulleti do të prehet më në fund në dheun që e lindi dhe rriti, në Tiranë. Qyteti për të cilin dha gjithë kontributin e tij intelektual e shoqëror deri kur hijet e regjimit komunist e detyruan të largohet nga vendi, do të mirëpresë të hënën, më 28 gusht 2023, eshtrat e birit të vet, ish prefektit e intelektualit të shquar Qazim Mulleti.

Në orën 13:00 të ditës së hënë në xhaminë e “Kokonozit”, Pazari i Ri do të falet namazi i xhenazes së të ndjerit. Është një privilegj për mua që të jem në faljen e namazit të xhenazes së Qazim Mulletit. Më vjen mirë që familjarët dhe shoqatat tiranase arritën realizojnë amanetin e kthimit të eshtrave të Qazimit në Tiranë.

Familjarët e Qazim Mulletit kanë pritur në Portin e Durrësit arkëmortin e ish-prefektit të Tiranës. Mbesa e Qazim Mulletit, në një intervistë për “News24” u shpreh mirënjohëse, ndërsa tregoi edhe për vështirësitë e asaj kohë për shkak të regjimit.

“Ishte një detyrim familjar, por besoj se është edhe shoqëror. Jam një përfaqësuese e familjes, i jemi mirënjohës të gjithëve. E kemi ditur që jetonte në Romë, por komunikimi me familjen ka qenë i dhunshëm. Nënë e bir u internuan në kampin e Tepelenës. Tregonte për një dhimbje të pakrahasueshme, për hapjen e 300 varreve. Kur u largua e gjithë Europa ka qenë në luftë, nuk kishte ku të merrte familjen. Letra e familjarëve tonë si të xhaxhait, na vinin në adresë me emra të tjerë, miqsh italianë. E ka ndihmuar familjen me pako, me ushqime, por ai vdiq në moshën 62-vjeçare dhe familja i mbeti në internim gjithë jetën”, tha ajo.

Ceremonia e pritjes ka qenë private dhe në portin e Durrësit nuk ka pasur asnjë zyrtar shtetëror.

Kush ishte Qazim Mulleti?

Qazim Mulleti lindi në lagjen “Sulejman Pasha” në Tiranë, më 20 dhjetor 1893 – 28 gusht 1956 Vicolo delle Grotte Romë. Ka qenë prefekt i Tiranës gjatë pushtimit fashist. Studimet e para i kreu në Manastir, i vazhdoi në gjimnazin “Zosimea” të Janinës dhe së fundmi kreu studimet e larta në kolegjin perandorak “Gallata Saraj” të Stambollit, me medalje ari.

Ai ishte poliglot. Dinte turqisht, osmanissht, arabisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, latinisht, serbo-kroatisht dhe greqisht./Dosja.al

qazim mulleti

Sondazh

Poll