Art&Argëtim

"Më e vështirë se të lini duhanin"! Adele heq dorë nga kafeja, por përballet me disa simptoma shqetësuese

Sipas saj, duke qenë edhe një ish-duhanpirëse, zbuloi se kafeina ka qenë zakoni më i vështirë nga i cili ajo ka vendosur të heqë dorë.

24 Gusht 2023, 16:06 Nga f.i
"Më e vështirë se të lini duhanin"! Adele heq
Adele

SHBA- Këngëtarja Adele ka zbuluar së fundmi se ka vendosur të heqë dorë nga kafeja dhe si pasojë po përballet me disa simptoma mjaft të rënda, shkruajnë mediat e huaja.

"Këtë javë vendosa të ndaloj pirjen e kafesë dhe kam pasur migrenë gjatë gjithë javës. Kam pasur një dhimbje koke të tmerrshme për dy ditë sepse e ndërpreva kafen. Koka më dhimbte shumë.”-është shprehur këngëtarja.

Adele ka ndaluar së piri kafe në një përpjekje për të reduktuar marrjen e kafeinës. Megjithatë, ajo këmbëngul se trupi i saj ishte bërë aq i varur nga pijet energjike saqë ishte detyruar të kërkonte një alternativë. Sipas saj, duke qenë edhe një ish-duhanpirëse, zbuloi se kafeina ka qenë zakoni më i vështirë nga i cili ajo ka vendosur të heqë dorë.

“Ishte më e vështirë se të lini duhanin, më e vështirë se kur doni të ndaloni së piri”,- tha ajo.

adele

Sondazh

Poll