Art&Argëtim

E trishtë! Ndërron jetë kantautori italian Toto Cutugno

Lajmin e ka dhënë menaxheri i tij, i cili ka njoftuar se Cutugno është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë.

22 Gusht 2023, 17:28 Nga f.i
E trishtë! Ndërron jetë kantautori italian Toto Cutugno
Toto Cutugno

ITALI- Ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare kantautori i njohur italian, Toto Cutugno. 

Mediat e huaja shkruajnë se lajmin e ka dhënë menaxheri i tij, Danilio Mancuso ,i cili ka njoftuar se Cutugno është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë.

Cutugno do të mbahet mend për të famshmen, “L’Italiano" dhe pesëmbëdhjetë pjesëmarrje në festivalin e Sanremos. Artisti, i lindur më 7 korrik 1943 në Fosdinovo, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë muzikore italiane dhe ndërkombëtare, me mbi 100 milionë kopje të shitura dhe hite të suksesshme që janë ngjitur në top lista.

Talenti i Cutugno nuk njihte kufij: si interpretues i këngëve të tij, producent dhe autor këngësh për gjigantë të tjerë të muzikës si Adriano Celentano. 

toto cutugno vdes toto cutugno

Sondazh

Poll