Art&Argëtim

VIDEO/ Fenomen i pazakontë në koncertin e Lana Del Rey, vala 'misterioze' e energjisë shtrin në tokë publikun

Disa të tjerë besojnë se ky është një lloj eksperimenti që ka kapur në befasi publikun. 

23 Gusht 2023, 14:02 Nga a.l
VIDEO/ Fenomen i pazakontë në koncertin e Lana Del Rey, vala
Lana Del Rey

Një fenomen i pazakontë ka ndodhur në një koncert të fundit të Lana Del Rey në arenën Foro Sol në Mexico City më 15 gusht. Në një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjet shihet sesi publiku brenda pak sekondash shtrihet në tokë, në atë që duket të jetë një valë e fortë energjie që e përshkon turmën. 

Incidenti ka shkaktuar reagime të shumta. Disa pretentojnë se incidenti lidhet me efektin domino. Disa të tjerë besojnë se ky është një lloj eksperimenti që ka kapur në befasi publikun. 

"Dikush po teston diçka pa pëlqimin e informuar. Ndoshta pajisje për kontrollin e turmës", tha një teoricien.   Ndërsa disa të tjerë bënin shaka se turma thjesht ishte pushtuar nga fuqia e zërit të Rey.

 

lana del rey

Sondazh

Poll