Art&Argëtim

Nuk heq dorë, Kanye West do të rikandidojë për President, mediat: Është 100% i sigurtë për vendimin

Reperi i Gold Digger bëri një përpjekje të famshme për t'iu bashkuar garës për zgjedhjet presidenciale 2020 ku doli kundër Donald Trump dhe Joe Biden. 

23 Gusht 2023, 10:24 Nga I.A
Nuk heq dorë, Kanye West do të rikandidojë për President,
Kanye West dhe Bianca Censori

SHBA- Ëndrrat e Kanye West për të marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë nuk kanë mbaruar pasi ai thuhet se është ende i etur për të kandiduar për president në vitin 2024, me partneren Bianca Censori pranë tij. Reperi i Gold Digger bëri një përpjekje të famshme për t'iu bashkuar garës për zgjedhjet presidenciale 2020 ku doli kundër Donald Trump dhe Joe Biden. 

Ai u detyrua të tërhiqej nga gara pasi nuk arriti të siguronte vota të mjaftueshme. Gjithsesi, arenës politike do t’i duhet të bëjë vend për të sepse West po planifikon të rikandidojë, i nxitur edhe nga romanca e tij me Censori.

"Ai është 100% ende duke kandiduar përsëri për president," tha një burim për US Sun. 

Sipas një burimi të brendshëm, plani i ardhshëm i veprimit i Kanye për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë është më i 'strukturuar' dhe do të 'ekzekutohet mirë' në muajt e ardhshëm. 

kanye west bianca censori

Sondazh

Poll