Aktualitet

EMRI/ I kërkuar nga Italia për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, arrestohet 42-vjeçari në Laç, pritet ekstradimi

Po ashtu ai ishte pjesë e një organizate kriminale që vepronte në Milano.

24 Gusht 2023, 14:48 Nga I.A

EMRI/ I kërkuar nga Italia për trafik ndërkombëtar të

LAÇ- Një 42-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Laç, pasi ishte shpallur në kërkim nga Italia. Mësohet se Edmond Dodaj, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike. Po ashtu ai ishte pjesë e një organizate kriminale që vepronte në Milano. Dodaj pritet të ekstradohet drejt Italisë për të vuajtur dënimin.   

Njofitimi i Policisë: 

FAST Albania Vijojnë operacionet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. Finalizohet nga FAST Albania, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin dhe Interpol Tiranën, operacioni policor i koduar “Next”. Kapet në qytetin e Laçit dhe arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë, një 42-vjeçar i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, FAST Albania, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e shkëmbyera mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për një shtetas në kërkim, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Next”.

Gjatë operacionit, u kap në qytetin e Laçit dhe u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi: E. D., 42 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Grup kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal italian. 42-vjeçari akuzohet për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të përbërë nga shtetas shqiptarë, që operonte kryesisht në Milano dhe synonte trafikun e kokainës në nivel ndërkombëtar. Pjesëtarët e organizatës kishin në dispozicion disa banesa në Milano, që i përdornin për veprimtarinë e tyre kriminale. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

edmond dodaj

Sondazh

Poll