Sport

Kampionati Botëror i Atletikës/ Atletja Luiza Gega kualifikohet për në garën finalen!...

Luiza Gega arriti sot të sigurojë një vend në finalen e garës së 3000 m/p në Kampionatin Botëror në Budapest.

24 Gusht 2023, 11:54 Nga DOSJA
Kampionati Botëror i Atletikës/ Atletja Luiza Gega kualifikohet

HUNGARI - Edhe pse vinte pas një dëmtimi në tendinën e këmbës së majtë, atletja e shquar shqiptare Luiza Gega nuk u ndal dhe triumfoi sërish në garën e saj të preferuar në Kampionatin Botëror të Atletikës, që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë.

Gega ka qenë pjesë e baterisë së tretë kualifikuese të garës së 3000 metrave me pengesa. Një bateri ku kanë qenë disa prej pretendenteve për medalje në këtë aktivitet dhe hapin e të cilave ajo e mbajti deri në finish, duke dhuruar kohën 9.17.71.

Kjo ishte koha e tretë më e shpejtë në baterinë e saj, që rezultoi të ishte e treta më e shpejtë e të gjitha kualifikueseve, me Luiza Gegën, e cila e mbylli vetëm 1 sekondë pas kenianes Çepkoeç dhe etiopianes Uondemagen. Finalja e garës së 3000 metrave me pengesa do të zhvillohet të dielën, më 27 gusht.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll