Sport

Lukaku iu vetofrua Milanit, por kuqezinjtë e refuzuan!

Romelu Lukakut, i cili i dha fund papritur lidhjes me Interin, kur rinovimi i huazimit nga Chelsea, dukej një hap larg.

24 Gusht 2023, 11:17 Nga DOSJA
Lukaku iu vetofrua Milanit, por kuqezinjtë e refuzuan!

ITALI - Ka mbetur edhe një javë deri në fund të merkatos dhe disa skuadra duhet të kryejnë goditjet e tyre, veçanërisht përsa i përket repartit ofensiv. Një nga emrat më të njohur është ai i Romelu Lukakut, i cili i dha fund papritur lidhjes me Interin kur rinovimi i huazimit nga Chelsea dukej një hap larg.

Siç raportohet nga “Corriere della Sera”, avokati Ledure, që e përfaqëson është afruar me Juventusin (por pa përfshirjen e Vlahovicit në operacionin me Chelsean, marrëveshja po lufton për t'u marrë), Milan (i cili nuk ka ndërmend të ketë një personazh kaq të rëndë në dhomën e zhveshjes) dhe tani romanët, duke shkaktuar një valë anormale entuziazmi në kryeqytet. 

Operacioni i mundshëm, megjithatë, vetëm me formulën e huazimit (që aktualisht janë të përjashtuara në “Stamford Bridge”) dhe me rrogën 12 milionëshe të paguar pjesërisht nga anglezët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll