Aktualitet

Ishin tre persona, si qëlluan me armë nga makina pronarët drejt lavazhit, sherri për qiranë

19 Tetor 2019, 15:14 Nga DOSJA
Ishin tre persona, si qëlluan me armë nga makina pronarët drejt

BERATDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me të shtënat me armë zjarri që shkaktuan panik pasditen e sotme në Berat.

Mësohet se tre persona kanë qëlluar me armë zjarri nga një makinë në drejtim të një lavazhi, në zonën e stadiumit të vjetër në Berat.

Tre autorët mësohet të jenë pronarët e ambjentit ku është lavazhi dhe kanë qëlluar me armë drejt personave që e kanë marrë me qira lavazhin.

Shkak dyshohet të jetë bërë qiraja e lavazhit, por fatmirësisht gjithçka ka përfunduar pas asnjë të lënduar. Tre autorët kanë rënë në pranga.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet berat berat

Sondazh

Poll