Bota

Mbretëria e Bashkuar, Spanja dhe Franca njohin Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës

4 Shkurt 2019, 10:37 Nga DOSJA
Mbretëria e Bashkuar, Spanja dhe Franca njohin Guaidon si president të

Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Franca dhe vendet e tjera evropiane kanë njohur zyrtarisht udhëheqësin e opozitës Juan Guaido si president të përkohshëm të  Venezuelës.

Këto veprime erdhën pasi presidenti ende në detyrë Nicolas Maduro kundërshtoi thirjen e BE-së për të patur sa më shpejt zgjedhje në Venezuelë. 

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian tha se Guaido ka legjitimitetin për të organizuar një votim të ri presidencial, pra zgjedhje të reja në Venezuelë. 

Guaido u shpall udhëheqësi i përkohshëm muajin e kaluar dhe fitoi mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së.

Maduro në një intervistë televizive, paralajmëroi se Presidenti i SHBA Donald Trump do të largohej nga Shtëpia e Bardhë “i ngjyrosur me gjak” nëse ndërhyn në punët e brendshme të shtetit të tij. (Lexo edhe këtë)

Burimi: BBC

J.V/Dosja.al

 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

bota bota jean-yves le drian juan guaido nicolss maduro zgjedhjet presidenciale në venezuelë jean-yves le drian juan guaido nicolss maduro zgjedhjet presidenciale në venezuelë

Sondazh

Poll