Bota

Konferenca ndërfetare, Papa Françesku viziton Gadishullin Arabik

3 Shkurt 2019, 20:29 Nga DOSJA
Konferenca ndërfetare, Papa Françesku viziton Gadishullin Arabik

Papa Françesku, udhëheqësi i kishës katolike, po bën vizitën e parë si Papë në Gadishullin Arabik, aty ku ka lindur edhe eja islamike.

Ati i Shenjtë mbërrin në Emiratet e Bashkuara arabe për një konferencë ndërfetare, ndërsa kthehet në Romë të martën.

Para se të largohej nga Vatikani, Papa tha se ka ndjekur krizën humanitare në Jemen me shqetësim të madh dhe u bëri thirrje të gjitha palëve që të respektojnë marrëveshjet ndërkombëtare dhe të garantojnë mbërritjen e ushqimeve tek jemenasit që po vuajnë, raporton Reuters.

Në takimin “Vëllazëria Njerëzore”që do të zhvillohet të hënën, do të marrin pjesë udhëheqës të besimeve myslimane, të krishtera, hebraike, hindu, budiste dhe të tjera.

(a.m/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

bota bota emiratet e bashkuara arabe konferenca ndërfetare papa françesku emiratet e bashkuara arabe konferenca ndërfetare papa françesku

Sondazh

Poll