Bota

SHBA/ Trump konfirmon përdorimin e ushtrisë amerikane në Venezuelë, s’mbështet Maduron

3 Shkurt 2019, 16:16 Nga DOSJA
SHBA/ Trump konfirmon përdorimin e ushtrisë amerikane në

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se do të mbrojë dhe mbështesë Venezuelen, por jo Nikolas Maduron. Trump siguroi se ushtria amerikane do të jetë në mbrojtje të Venezuelës, por sa i përket presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro nuk do të ketë bisedime, kështu u shpreh në një intervistë ditën e dielë, presidenti amerikan Donald Trump.

Presidenti Trump,  gjithashtu konfirmoi se nuk do të bisedojë me presidentin Maduro, në takimin e sugjeruar nga ky i fundit disa muaj më parë. Dyshimet per trupat e armatosura dërguar në Venezuelë arritën kulmin kur Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Xhon Bolton u fotografua, duke mbajtur një fletore ligjore të verdhë gjatë një konference shtypi. Por, gjithçka u qartësua nga Shtëpia e Bardhë, e cila u shpreh se nuk do ta zgjerojë më këtë çështje.

Ndërkohë, Uashingtoni shprehu mbështetjen e plotë kundrejtë Juan Guaidos, Kreut të Asamblesë Kombëtare të kontrolluar nga opozita, i cili deklaroi veten “president të përkohshëm”. SHBA, ka premtuar gjithashtu 20 milionë dollarë ndihma humanitare ndaj qeverisë së re, duke i dhënë mundësinë udhëheqësit të opozitës që të hynte në asetet venezueliane të mbajtura në bankat amerikane.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

bota bota donald trump huan guaido nikolas maduro ushtria amerikane venezuele donald trump huan guaido nikolas maduro ushtria amerikane venezuele

Sondazh

Poll