Bota

Darka e Ramës me Haradinajn dhe Thaçin, Buzhala: Duan të mashtrojnë Ramushin që të copëtojnë Kosovën

4 Shkurt 2019, 08:25 Nga DOSJA
Darka e Ramës me Haradinajn dhe Thaçin, Buzhala: Duan të

Mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama ka darkuar me disa nga figurat kryesore të politikës në Kosovë. (Lexo këtu)

Të qeshur janë shfaqur në foto kryeministri Edi Rama,  presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, së bashku me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin. Mësohet se ata kanë darkuar në shtëpinë e Hashim Thaçit.  Ende nuk dihen detaje nga ky takim dhe se çfarë u diskutua në të por duhet të themi se çështja kryesore tani në Kosovë është ajo e kufinjve me Serbinë.

Por në lidhje me këtë takim ka reaguar gazetari Berat Buzhala i cili me ironi ngre pyetjen: Ku është Batoni këtu?

Sipas tij gjithë takimi ka pasur vetëm një motiv që të mashtrojnë Haradinajn dhe pastaj të vazhdohet me copëtimin e Kosovës.

“Ne fakt po befasohna vec me nje gje: Ku eshte Batoni ketu? Me gjase kjo karriga e thate eshte e Endriti, djalit te Hashes.

Nejse, ketu e gjithe neja e ka pase vec nje qellim dhe nje motiv: Qysh me e mashtru Ramushin, i cili deri me tash po jau prishe planet e coptimit te Kosoves.”, shprehet ai.

J.V/Dosja.al

 

 

 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

rajoni rajoni berat buzhala copëtimi i kosoves edi rama hashim thaci ramush haradinaj berat buzhala copëtimi i kosoves edi rama hashim thaci ramush haradinaj

Sondazh

Poll