Aktualitet

Zjarr në Laç/ Një helikopter dhe 50 ushtarë angazhohen për shuarjen e flakëve, arrestohet autori (EMRI)

Bëhet me dije se policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të zjarrvënies në Laç.

22 Gusht 2023, 15:59 Nga f.i
Zjarr në Laç/ Një helikopter dhe 50 ushtarë angazhohen
pamje nga vendngjarja

LAÇ- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Laç, i cili dyshohet i qëllimshëm. Të paktën 50 efektivë të Forcave të Armatosura, helikopteri Cugar dhe 2 mjete zjarrfikëse janë mobilizuar për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit masiv në Laç.

Bëhet me dije se policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të zjarrvënies në Laç. Bëhet fjalë për Vladimir Preng Hysku.

Një reagim ka ardhur edhe nga ministri i Mbrojtje Niko Peleshi, i cili me anë të një postimi në Facebook shprehet se Forcat e Armatosura janë të përkushtuar për sigurinë e qytetarëve.

zjarr ne lac vladimir hysku

Sondazh

Poll