Aktualitet

SKANDALI me të dhënat e TIMS, AMP kallëzim në Prokurorinë e Tiranës

Ende nuk ka informacion në lidhje me autorët e dyshuar në lidhje me ngjarjen.

22 Gusht 2023, 12:31 Nga A.B
SKANDALI me të dhënat e TIMS, AMP kallëzim në
Policia

TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kallëzon në Prokurorinë e Tiranës skandalin me sistemin TIMS. Ky lajm u bë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb”. Sipas saj, ende nuk ka informacion në lidhje me autorët e dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Kallëzimi i AMP vjen pak ditë pas ambasada e SHBA ngriti shqetësimin për rrjedhjen e të dhënave. I ngarkuari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë, Martin McDowell në një takim me ministrin e Brendshëm Taulant Balla shprehu shqetësimin e SHBA lidhur me shkeljen në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit, duke kërkuar hetim të shpejtë dhe të plotë.

McDowell i shprehu gjithashtu ministrit se SHBA është e gatshme të mbështesë Ministrinë dhe Policinë e Shtetit Shqiptar në hetimin e tyre./Dosja.al

te dhenat e tims prokuroria e tiranes

Sondazh

Poll