Aktualitet

VIDEO- Momenti kur 'BMW' me shpejtësi skëterrë 'fluturon' mbi kodër, përplaset me bordurën e digës së Liqenit artificial në Tiranë

Mjeti ngjitet sipër kodrës, e më pas ndalon në digë, duke parandaluar një mbytje në liqen. 

22 Gusht 2023, 13:07 Nga A.B
VIDEO- Momenti kur 'BMW' me shpejtësi skëterrë
Momenti me video

TIRANË- Ky është momenti kur Eldi Allushi, 26-vjeçari nga Durrësi, me shpejtësi skëterrë ngjitet sipër kodrës e më pas përplas mjetin 'BMW' me bordurën e digës së Liqenit Artificial të Tiranës. 

Siç shihet edhe në video, mjeti ngjitet sipër kodrës, e më pas ndalon në digë, duke parandaluar një mbytje në liqen. 


Mjeti ka marrë para gardhin dhe ka përfunduar në digën e liqenit. Mjeti ka ecur vetëm drejt dhe është ngjitur në malore, ndonëse rruga e ‘Kosovarëve’ pritet nga një aks tjetër ai nuk është kthyer majtas.

Pas përplasjes, Alushi ka marrë targën e mjetit e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes./Dosja.al

aksident ne tirane eldi alushi

Sondazh

Poll