Aktualitet

VIDEO/ Po raportonte situatën me zjarret në Filis të Athinës, gazetari shqiptar pëson incident

Një shkëndijë zjarri ka rënë mbi shpinën e tij, dhe një zjarrfikës grek i ka dhënë ndihmën e parë.

22 Gusht 2023, 14:28 Nga A.B
VIDEO/ Po raportonte situatën me zjarret në Filis të
Gazetari

GREQI-Zjarret në Filis, në periferi të Athinës kanë rrezikuar jetën e banorëve, e mes tyre edhe të gazetarëve që po raportojnë live. Një prej tyre është edhe gazetari i Top Channel i cili ka pësuar një incident gjatë raportimit.

Një shkëndijë zjarri ka rënë mbi shpinën e tij, dhe një zjarrfikës grek i ka dhënë ndihmën e parë.

“Disa shkëndija më kanë dëmtuar pak në shpinë. Është një zjarrfikës që po më vë ilaç. Shkëndijat e zjarrit, pishave të djegura, fluturojnë dhe godasin kudo”, tha Bibe.

Gazetari tha se nuk është diçka për t’u shqetësuar.

“Nuk është gjë për t’u shqetësuar. Gjithsesi ngelemi në detyrën tonë. Të raportojmë atë që shohim, atë që ndodh, për Top Channel“, tha ai./Dosja.al

greqi

Sondazh

Poll