Aktualitet

Në kërkim për mashtrimin 28 mln €, Gjykata e Tirancës cakton arrest në burg për Stephan Morgenstem

61-vjeçari kërkoi përmes avokatit lirimin përmes garancisë pasurore në vlerën 2 milion lekë të reja, por u rrëzua nga gjyqtari Gerd Hoxha.  

22 Gusht 2023, 12:56 Nga A.B
Në kërkim për mashtrimin 28 mln €, Gjykata e Tirancës
Stephan Morgenstem

TIRANË- Lihet në masën e sigurisë 'arrest me burg', 61-vjeçari Stephan Morgenstem. Ai akuzohet për krijim të skemave piramidale në nivele ndërkombëtare. 61-vjeçari kërkoi përmes avokatit lirimin përmes garancisë pasurore në vlerën 2 milion lekë të reja, por u rrëzua nga gjyqtari Gerd Hoxha.  

Avokati Maks Haxhia tha se lidhur me këtë çështje megjithëse ka bashkëpunëtor nuk është arrestuar asnjë shtetas korean, ndërsa kërkoi lirimin nga qelia pasi nuk ka marrëveshje ekstradimi me Korenë e Jugut, teksa ky shtet e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar.

61 vjeçari u kap në Rinas teksa po priste në afërsi të aeroportit, bashkëshorten që po vinte nga Dubai në Tiranë./Dosja.al

stephan morgenstem mashtrim

Sondazh

Poll