Aktualitet

Lëvizte me armë zjarri dhe me me mjet identifikimi fals, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë

Mësohet se 44-vjeçari nga Vlora, u kap në makinë me armë zjarri pistoletë, municioni luftarak, një mjet identifikimi i dyshuar i falsifikuar, 6230 euro, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë. 

22 Gusht 2023, 12:19 Nga I.A
Lëvizte me armë zjarri dhe me me mjet identifikimi fals, arrestohet
Policia e Tiranes

TIRANË- Një 44-vjeçar është arrestuar në Tiranë për armë pa leje. Mësohet se 44-vjeçari nga Vlora, u kap në makinë me armë zjarri pistoletë, municioni luftarak, një mjet identifikimi i dyshuar i falsifikuar, 6230 euro, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Finalizohet nga Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar "ëalker". Lëvizte me armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municioni luftarak, një mjet identifikimi i dyshuar i falsifikuar, 6230 euro, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, që iu gjetën 44-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik. Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës policore për një shtetas që lëvizte i armatosur në Rrugën e Barrikadave, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Walker”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi N. B., 44 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë operacionit, në Rrugën e Barrikadave, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin N. B. Gjatë kontrollit fizik, atij i janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje, me krehër dhe municion luftarak, një mjet identifikimi i dyshuar i falsifikuar, 6230 euro, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

walker

Sondazh

Poll