Aktualitet

EMRAT/ Parandalohet ngjarja kriminale në Krujë, arrestohen 4 persona, kanosën me armë pronarin e një biznesi

Ndërkohë që ditën e sotme këta kanë kërcënuar biznesmenin në mënyrë që të tërhiqte kallëzimin penal. 

22 Gusht 2023, 11:29 Nga I.A
EMRAT/ Parandalohet ngjarja kriminale në Krujë, arrestohen 4 persona,
Armet

KRUJË- 4 persona janë arrestuar ditën e sotme në Krujë për kanosje me armë. Mësohet se këta persona kanë kanosur dhe kërcënuar me armë pronarin e një biznesi, në mënyrë që ai të hiqte kallëzimin penal për një prej tyre. Një prej të arrestuarëve, më parë ka vjedhur biznesin e personit që bëri kallëzimin. Ndërkohë që ditën e sotme këta kanë kërcënuar biznesmenin në mënyrë që të tërhiqte kallëzimin penal. Në pranga kanë rënë Elton Babasi, 25 vjeç, Altin Hima, 18 vjeç, Sadri Hima, 42 vjeç dhe Aurel Hasa, 18 vjeç 

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Step by step". Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, parandalohet një ngjarje kriminale. Vihen në pranga 4 shtetas që kanosën me armë zjarri, pronarin e një biznesi, që të tërhiqte kallëzimin për njërin nga të arrestuarit, për vjedhje në biznesin e tij. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu çifte dhe 2 celularë. Gjithashtu, gjenden dhe sekuestrohen bimë të dyshuara narkotike kanabis që dyshohet se janë kultivuar nga shtetasi që dyshohet për vjedhje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me armë zjarri, në lagjen “Kastrioti”, Fushë Krujë, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Step by step", për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve: - E. B., 25 vjeç, A. H., 18 vjeç, të dy banues në fshatin Zallë; S. H., 42 vjeç dhe A. H., 18 vjeç, të dy banues në Borizanë. Shtetasi S. H. dyshohet ka vjedhur në një biznes (njësi tregtare makinash), në pronësi të shtetasit B. H., i cili ka bërë kallëzim në Polici, për këtë shtetas. Më pas, shtetasi S. H., bashkë me 3 shtetasit e tjerë të arrestuar, ka kanosur me armë zjarri shtetasin B. H., për të tërhequr kallëzimin. Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi S. H. ka kultivuar bimë narkotike që janë gjetur në fshatin Picrragë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu çifte, 2 celularë dhe bimët e dyshuara narkotike kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

step by step policia e krujes elton babasi altin hima sadri hima aurel hasa

Sondazh

Poll