Aktualitet

Grabiste banesat në Itali! Shqiptari vihet re nga fqinjët, Policia e ndalon në flagrancë

 Ai u ndalua, pasi disa banorë kishin vënë re dy persona që po tentonin të shikonin brenda shtëpive.

22 Gusht 2023, 08:38 Nga A.B
Grabiste banesat në Itali! Shqiptari vihet re nga fqinjët, Policia e
Policia

ITALI- Arrestohet në Lastra a Signa një 33-vjeçar shqiptar. Karabinierët e stacionit San Piero a Ponti arrestuan mbrëmjen e së dielës të riun, i cili akuzohet për vjedhje në banesa. Ai u ndalua, pasi disa banorë kishin vënë re dy persona që po tentonin të shikonin brenda shtëpive.

Autori u ndalua nga policia ndërkohë që fytyra e tij ishte ende e mbuluar nga një kapuç, rroba dhe doreza të errëta, mjete për vjedhje dhe një këllëf jastëku plot me bizhuteritë e reja të vjedhura. Karabinierët identifikuan gjithashtu një makinë të marrë disa orë më parë në Quarrata

33-vjeçari u arrestua, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e bashkëpunëtorin e tij./Dosja.al

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll